back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetKreu i PD-së: Projekti Troplana, si inceneratori i Tiranës

Kreu i PD-së: Projekti Troplana, si inceneratori i Tiranës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe familjes së tij, duke e cilësuar projektin e quajtur “Troplana” si një tjetër skemë abuzimi me fondet publike.

Në një deklaratë publike, Berisha tha se territori i Troplanës, në zonën e Xhafzotajt, sipas tij, nuk ka asnjë ndërtim apo aktivitet real, por përbëhet vetëm nga ara dhe livadhe, ndërsa janë përfituar qindra milionë euro nga taksat e qytetarëve shqiptarë.

Sipas Berishës, skema e Troplanës është e ngjashme me atë të inceneratorit të Tiranës, duke e quajtur Elira Kokonën “Lubia 3”, të cilën ai e përshkroi si menaxhuese të kësaj skeme në emër të Kryeministrit Rama.

“Si në rastin e inceneratorit të Tiranës, edhe në Troplanë nuk ka asnjë ndërtim real, por janë vjedhur qindra milionë euro. Deri më sot, sipas Berishës, askush nuk është pyetur apo hetuar për këtë çështje”, u shpreh ai.

Berisha akuzoi gjithashtu drejtësinë se nuk ka hetuar përgjegjësit kryesorë të inceneratorit të Tiranës dhe pretendoi se e njëjta situatë po përsëritet edhe me projektin e Troplanës.

Në deklaratën e tij, kreu i PD-së e cilësoi Kryeministrin Rama si “kreun e një organizate kriminale”, duke thënë se, sipas tij, janë kryer krime të rënda ekonomike dhe vjedhje të pasurive publike.

Ai bëri thirrje për reagim qytetar dhe largimin e qeverisë aktuale, duke shtuar se beson se shqiptarët do të reagojnë ndaj këtyre, sipas tij, abuzimeve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat