Një ditë vendimit të Gjykatës të Posaçme të Apelit, kreu i PL-së, Ilir Meta, ka kërkuar që të protestohet para SPAK-ut.
Mesazhin e tij e ka bërë publik Tedi Blushi në rrjete sociale.
“Të nisin protestat paqësore periodike para SPAK për të denoncuar të gjitha manipulimet skandaloze të tyre në dosjen kundër meje dhe për të denoncuar aferat skandaloze të Edi Ramës që SPAK nuk i heton”, thuhet në mesazhin e Metës.
Më tej Meta e quan PL-në forcën e dytë opozitatre në vend dhe forcën e tretë politike në vend.
Sipas tij, për këtë arsye është vendosur masa e arrestit me burg ndaj tij.
Ndër të tjera Meta ka lëshuar akuza të forta ndaj prokurorit të çështjes Arben Kraja, duke e cilësuar një prokuror të pafytyrë që dënonte të rinjtë në prag të viteve ’90, vetëm se ishte kundër regjimit të diktaturës.