back to top
22.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKriza në drejtimin e Kadastrës së Vlorës: Emërohet drejtuesi i katërt në...

Kriza në drejtimin e Kadastrës së Vlorës: Emërohet drejtuesi i katërt në dy vjet

Kadastra e Vlorës përballet sërish me paqëndrueshmëri në drejtim, pasi drejtori i sapoemëruar, Erjon Galanxhi, është larguar nga posti vetëm tre muaj pas emërimit të tij në krye të këtij institucioni.

Galanxhi, i cili mori detyrën në mars të këtij viti, është transferuar së fundmi në rolin e zëvendësdrejtorit të Kadastrës në Shkodër. Në vend të tij, detyra e drejtorit të Kadastrës së Vlorës i është besuar përkohësisht Paola Sullajt, e cila më parë ka mbajtur funksionin e nën-drejtoreshës në të njëjtin institucion.

Ky është ndryshimi i tretë në drejtimin e këtij institucioni në harkun e dy viteve të fundit. Më parë, drejtimin e Kadastrës së Vlorës e kanë mbajtur Ina Luci dhe më pas Ergys Skënderi, të cilët gjithashtu u tërhoqën nga posti për arsye të ndryshme.

Lëvizjet e shpeshta në nivelet drejtuese kanë ngritur shqetësime për funksionimin dhe efektivitetin e këtij institucioni të rëndësishëm në qytetin bregdetar, ku problematikat me pronësinë janë prej kohësh një çështje delikate. Deri në emërimin zyrtar të një drejtori të ri, drejtimin e Kadastrës së Vlorës do ta mbajë në komandë Paola Sullaj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat