Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi e cila është me masën “detyrim paraqitje”, i është përgjigjur thirrjes së Lefter Kokës, për zbulimin e “peshkut të madh”.
Teksa i drejtohej Kuvendit në seancë plenare, Kryemadhi, tha se “peshku i madh” në telefonin e saj është kryeministri Edi Rama.
“Peshku i madh në telefonin tim është Edi Rama. Mos u shqetësoni”, tha Kryemadhi.
E pyetur nga gazetarët nëse do t’i publikojë komunikimet me kreun e qeverisë, Kryemadhi tha, “Patjetër. Telefoni im është iCloud. E kemi këtë fat nga teknologjia”.
Më tej ajo ka shtuar se duhet marrë seriozisht me atë se kush ia ka paguar kurimin djalit të Ramës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa nuk kurseu akuzat ndaj ish-ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.
Sipas, saj, Romana Vlahutin ka marrë buxhet nga Edi Rama për të blerë deputetë të opozitës.