back to top
5.5 C
Tirana
E hënë, 2 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetPolitikaBardhi letër Presidentit/ “ Mos hesht, garanto zgjedhje të lira dhe të...

Bardhi letër Presidentit/ “ Mos hesht, garanto zgjedhje të lira dhe të ndershme”

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i është drejtuar me një letër presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Siç njofton Bardhi në rrjete sociale ai kërkon nga presidenti që të ndërhyj për të mos lejuar cënimim e rëndë të barazisë së palëve në zgjedhje dhe parimeve themelore që garantojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Gjithashtu Bardhi thotë, se ka depozituar në SPAK edhe kërkesën për hetimin dhe ndjekjen penale të Edi Ramës, Ballës, Igli Hasanit dhe ambasadorëve të konstatuar në takimet e Ramës me diasporën. S

“Sot i jam drejtuar zyrtarisht Presidentit të Republikës që të ndërhyj për të mos lejuar cënimim e rëndë të barazisë së palëve në zgjedhje dhe parimeve themelore që garantojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Presidenti nuk duhet të hesht, por duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës si Kreu i Shtetit.

Heshtja dhe mungesa e reagimit të Presidentit të Republikës për veprimin kriminal të mazhoranës qeverisëse dhe Trupit Diplomatik, perceptohet si mesazh i qartë që Presidenti e mbështet këtë aktivitet të paligjshëm, dhe mbi të gjitha mbështet shkrirjen në një të shtetit dhe partisë në zgjedhje.Po sot kam depozituar në SPAK edhe kërkesën për hetimim dhe ndjekjen penale ndaj Edi Ramës, Taulant Ballës, Igli Hasanit, dhe Ambasadorëve të konstatuar, për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 328/a të Kodit Penal”, shkruan ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat