back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaKryetari i Gjykatës së Lartë paralajmëron/ "Shpejtësia pa arsyetim është e rrezikshme"

Kryetari i Gjykatës së Lartë paralajmëron/ “Shpejtësia pa arsyetim është e rrezikshme”

Në Tiranë është mbajtur paraditen e së hënës konferenca “Cilësia e drejtësisë: qartësi dhe koherencë në interpretim, siguri juridike në zbatim”.

Në fjalën e tij, kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, theksoi se cilësia e drejtësisë në Shqipëri nuk matet vetëm me shpejtësinë e gjykimit apo statistikat e ngarkesës, por mbi të gjitha me qartësinë e arsyetimit, koherencën e interpretimit dhe parashikueshmërinë e vendimmarrjes.

Sadushi nënvizoi se mungesa e një praktike gjyqësore të njëtrajtshme krijon pasiguri për qytetarët dhe dobëson besimin publik në sistemin e drejtësisë.

“Cilësia e drejtësisë nuk matet vetëm me shpejtësinë e gjykimit apo uljen e ngarkesës së çështjeve, por mbi të gjitha me forcën e arsyetimit, qartësinë dhe parashikueshmërinë e vendimmarrjes. Shpejtësia është e rëndësishme, por shpejtësia pa arsyetim dhe pa koherencë kthehet në rrezik për sigurinë juridike,” tha ai.

Sadushi shtoi se roli i jurisprudencës, veçanërisht i Gjykatës së Lartë, shkon përtej zgjidhjes së mosmarrëveshjeve individuale dhe kërkon parime të qëndrueshme, zbatim të njëtrajtshëm dhe komunikim të qartë në të gjitha nivelet e gjyqësorit.

Kjo konferencë synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e vendimeve të arsyetuara dhe të zbatueshme, si një element kyç për besimin e publikut dhe stabilitetin e sistemit të drejtësisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat