back to top
32.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Kur isha me LSI, kam votuar Edi Ramën”/ Braimllari: Nuk tradhtova askënd

“Kur isha me LSI, kam votuar Edi Ramën”/ Braimllari: Nuk tradhtova askënd

Endrit Braimllari ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking”, ku ka folur për “divorcin” me Partinë e Lirisë.

Brahimllari ka treguar prapaskenat e largimit të tij nga partia e Ilir Metës dhe bashkimin me socialistët. Ai u shpreh se edhe gjatë kohës që ka qenë pjesë e LSI-së, ai ka votuar për Edi Ramën.

“Fjala socialist nuk ndryshon. Kam qenë i qendrës së majtë, edhe në militimin tim në partinë ku aderoja prej 19 vitesh, në çdo rola që kam patur, kam mbrojtur interesat e të majtës. Unë kam qenë gjithmonë i majtë. Nuk ndryshon asnjë në bindjet e mija politike. Ajo që më bindi të bashkohem dhe të aderoj me PS ka qenë situata që kam kaluar në LSI, ose sot Partia e lirisë. Por gjithashtu më bindi dhe fakti që PS ka më shumë se një vit që lëshon disa mesazhe pozitive për opinionin publik, siç është hapja ndaj figurave të reja.
Unë jam i qetë me veten time sepse e kam të vërtetën në krah. Ish-kolegët e mi e dinë si është e vërteta, pavarësisht se në publik duhet të mbrojnë një linjë… Unë nuk kam tradhtuar askënd, nuk kam luajtur me dy porta. Unë tradhtar, sigurisht në thonjëza, quaj personazhe që dezertojnë nga fronti.

Në përplasjen Meta- Kryemadhi unë nuk mbështet asnjë prej tyre. Mbështeta ekipin dhe besoj se jam ndër të paktët persona që e ka mbajtur këtë qëndrim. Kam mbështetur historinë, meritokracinë dhe ekipin. Tashmë nuk kam kontakt me asnjë drejtues të Partisë së Lirisë. Tani jam përqëndruar tek e ardhmja, tek fushata e Partisë Socialiste. Ndihem shumë mirë që jam pjesë e një ekipi që po punon për gjeneratat e reja.

Kontaktet e mija me PS kanë qenë publike, kanë ardhur natyrshëm. Jam ndarë publikisht dhe kam kërkuar publikisht të bashkohem me PS. PS është një forcë politike e mirorganizuar dhe e disiplinuar. Ndihem i vlerësuar dhe komod. Angazhimi im në këtë forcë politike ka të bëjë me fillimin tim siç fillon çdo kush një punë. Unë e kam pasion politikën. Këtu mu hap rruga për ta ushtruar këtë pasion.
Unë nuk hedh baltë mbi të kaluarën time, nuk mund të harroj 19 vite angazhim me LSI, por në 2007 në zgjedhjet lokale unë kam bërë fushatë për Edi Ramën sepse ishim bashkë. Dhe votën time për herë të parë, si votues i ri, e kam hedhur për Edi Ramën. Edhe në 2013 kemi qenë koalicion, në 2015 për kryetarin e bashkisë së Tiranës, pra këto janë të pamohueshëm. Unë kam një lidhje organike më Partinë Socialiste.

Keqardhja më e madhe është se aty ku isha, u krijua një brez i ri politikanësh që sot nuk është më. Do i mungojnë vendit sepse ishin figura të reja me energji dhe pasion. Por për shkak të situatës politike, sot nuk janë më.”– tha Brahimllari.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat