back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 2 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosovaKurti: Qëndrojmë me Ukrainën dhe e kuptojmë dhimbjen e popullit

Kurti: Qëndrojmë me Ukrainën dhe e kuptojmë dhimbjen e popullit

Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova qëndron me Ukrainën në përvjetorin e tretë të nisjes së agresionit rus, duke thënë se “e kuptojmë thellë dhimbjen dhe qëndrueshmërinë e popullit ukrainas”.

Ai përmes një postimi në rrjetin social X tha se solidariteti i Kosovës për Ukrainën s’është vetëm me fjalë, teksa ka përmendur pritjen e gazetarëve ukrainas, dërgimin e pajisjeve ushtarake dhe kontributin në trajnimin e ushtarëve ukrainas.

Kurti tha se agresioni rus, që kishte nisur më 24 shkurt të 2022-s, është ngjarje “që ka shkaktuar vuajtje të pamasë ndaj atyre që mbrojnë me guxim vendin e tyre”.

“Në Kosovë, një vend që ka duruar gjenocid, ne e kuptojmë thellë dhimbjen dhe qëndrueshmërinë e popullit ukrainas. Solidariteti ynë nuk është vetëm me fjalë, por edhe me veprime – të presim gazetarë ukrainas në vendin tonë, të dërgojmë pajisje ushtarake dhe së bashku me aleatët tanë si Britania e Madhe, të kontribuojmë në trajnimin e ushtarëve ukrainas. Ne qëndrojmë me Ukrainën në luftën e saj për liri dhe demokraci”, ka thënë Kurti.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat