back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPolitikaKush ikën dhe kush vjen në Qeveri/ Emrat

Kush ikën dhe kush vjen në Qeveri/ Emrat

Qeveria ka kryer një riorganizim të rëndësishëm në përbërjen e zëvendësministrave, duke prekur sektorët kyç të Punëve të Jashtme dhe Financave.

Sipas vendimeve  me të fundit:

Miriam Shyti emërohet zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke marrë përgjegjësinë për çështjet evropiane dhe diplomacinë, si dhe koordinimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me institucionet ndërkombëtare. Ky emërim vjen në një moment kur Shqipëria po punon intensivisht për përparimin në negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Endrit Yzeiraj, i cili më parë mbante postin e zëvendësministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Financave.

Erjona Bejleri, që mbante më parë detyrën e zëvendësministrit të Financave, lirohet nga posti.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat