Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Qeveria ka kryer një riorganizim të rëndësishëm në përbërjen e zëvendësministrave, duke prekur sektorët kyç të Punëve të Jashtme dhe Financave.
Sipas vendimeve me të fundit:
Miriam Shyti emërohet zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke marrë përgjegjësinë për çështjet evropiane dhe diplomacinë, si dhe koordinimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me institucionet ndërkombëtare. Ky emërim vjen në një moment kur Shqipëria po punon intensivisht për përparimin në negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Endrit Yzeiraj, i cili më parë mbante postin e zëvendësministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Financave.
Erjona Bejleri, që mbante më parë detyrën e zëvendësministrit të Financave, lirohet nga posti.



