Sot, mazhoranca socialiste ka rrëzuar propozimin e opozitës për të shkarkuar Niko Peleshin nga posti i kryetarit të Parlamentit. Me 79 vota kundër dhe vetëm 10 vota pro, socialistët mbajtën Peleshin në krye të Kuvendit. Shumica e deputetëve të opozitës nuk morën pjesë në votim, duke protestuar për procedurën dhe mënyrën se si u fut në votim të fshehtë kërkesa për shkarkimin e kryetarit të Parlamentit.
Nga tabela elektronike bie në sy se tre vota “pro” kanë ardhur nga kampi i mazhorancës, një fenomen që nuk është i pazakontë në votimet e fshehta.

Nga opozita kanë votuar, Bujar Leskaj, Tritan Shehu, Luan Baçi, Ina Zhupa, Elda Hoti, Jorida Tabaku dhe Redi Muçi nga Lëvizja Bashkë.
Ndërkohë, ministrat e qeverisë Rama që votuan janë, Mirela Kumbaro, Piro Vengu, Albana Koçiu, Belinda Balluku, Petrit Malaj, Delina Ibrahimaj, Evin Demo dhe Blendi Gonxhe.

Votimi i sotëm evidenton tensionet brenda mazhorancës dhe sfidat që shfaqen gjatë procedurave të fshehta parlamentare.



