back to top
22.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKush mund ta mposht PS?/ Rama shkon drejt zgjedhjeve me Lulzim Bashën

Kush mund ta mposht PS?/ Rama shkon drejt zgjedhjeve me Lulzim Bashën

Nga Lezha, ku prezantoi kandidatët për deputetë të zgjedhjeve të 11 maji, Edi Rama tha se PS është një parti e re, duke iu referuar kandidatëve.

“Ne jemi një forcë që çon gjërat përpara si askush tjetër. Së dyti, jemi të organizuar si askush dhe së treti, shikojeni këtu, këta janë kandidatët tanë, hiq Ulsiun, se ne jemi gjerdanë hudhrash për të mos na marrë mësysh. Ne jemi parti e re”, tha Rama.

Më tej, teksa foli për opozitën, Rama tha se nuk ka asnjë mundësi të fitojë duke u shprehur se nëse ata do të vazhdojnë kështu, PS-në mund ta mund vetëm Inteligjenca Artificiale.

“Kështu siç po shkon puna PS mund ta mundi vetëm ndonjë parti me inteligjencë artificiale, me deputetë me inteligjencë artificiale.

Luli është më i miri i tyre, pavarësisht të gjitha atyre që kanë. Si Luli ata nuk kanë për të pas. Në 2021, ata kanë arrit maksimumin me Lulin se për të na mund ne nuk kanë për të na mund”, tha Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat