back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Prill, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaKPA rikthen në detyrë gjyqtaren Ermira Dedja

KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Ermira Dedja

Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA vendosi të martën më 25 mars ndryshimin e vendimit të Komisionit lidhur me shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Shkodrës, Ermira Dedja dhe e konfirmoi atë duke e rikthyer në funksonin e saj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Albana Shtylla, Ina Rama e Natasha Mulaj, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Dedjas.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 12 janar 2022 të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Shkodrës, Ermira Dedja për probleme, që sipas trupës që kreu procesin në shkallën e parë të vetingut, rridhnin nga pasaktësitë në deklarimet e pasurisë. Ndërkohë, gjyqtarja Dedja u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe e aftë profesionalisht.

Vendimmarrja e Kolegjit për ndryshimin e vendimit të KPK, është përfundimtare.

Ermira Dedja e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punon prej gati tre dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Shkodrës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat