Ish-kreu i krimeve të rënda Eugen Beci komentoi në emisionin Now në Euroneës Albania deklaratën e kreut të SPAK Altin Dumani sot para KLP i cili foli për herë të parë për presion të politikës ndaj strukturës së posaçme.
Sipas Becit, prokurorët e SPAK një pjesë e të cilëve vijnë nga krimet e rënda e kanë përballuar me sukses presion e krimit të organizuar, por tashmë janë nën presionin e politikës, më tepër mazhorancës që ka krijuar perceptimin se ka marrë nën kontroll të gjitha institucionet.