back to top
11.5 C
Tirana
E martë, 2 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaKushtetuesja në qendër të betejës/ A do rrëzohet vendimi i GJKKO-së për...

Kushtetuesja në qendër të betejës/ A do rrëzohet vendimi i GJKKO-së për Ballukun?

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë ankimin e Qeverisë lidhur me vendimin e Gjykatës së Posaçme (GJKKO) për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ky ankimi u dërgua nga Këshilli i Ministrave në Kushtetuese, duke hapur rrugën për një vendimmarrje të re mbi ligjshmërinë e pezullimit.

Tashmë, vendimi varet nga mbledhja e gjyqtarëve të Kushtetueses, të cilët do të vendosin nëse do të pezullojnë vendimin e GJKKO-së apo do ta lënë atë në fuqi.

Më herët, Gjykata e Posaçme kishte vendosur pezullimin e Ballukut nga detyra dhe ndalimin e udhëtimit jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen.

Vendimi i Kushtetueses pritet të sqarojë nëse një gjykatë ka kompetencë për të pezulluar një ministër, duke pasqyruar qartësisht interpretimin e rendit kushtetues dhe autoritetin e Kuvendit për çështjet e ekzekutivit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat