back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaKushtetuesja: Pezullimi i vendimit për shkarkimin e Veliajt është i menjëhershëm

Kushtetuesja: Pezullimi i vendimit për shkarkimin e Veliajt është i menjëhershëm

Gjykata Kushtetuese ka bërë publik regjistrimin e ankimit mbi vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar se shpallja është e barazvlefshme me njoftimin publik.

Në një përgjigje për Euronews Albania, Gjykata konfirmoi se, në përputhje me nenin 115 të Kushtetutës, ankimi pezullon automatikisht vendimmarrjen e ekzekutivit deri në dhënien e një vendimi përfundimtar.

Kjo sqarim erdhi pas pyetjes nëse Kryeministria dhe Presidenca janë njoftuar për pezullimin e vendimit që prekte Veliajn.

“Gjykata Kushtetuese vijon të monitorojë procesin dhe do të japë vendimin përfundimtar në përputhje me legjislacionin në fuqi,” thuhet në reagimin e institucionit.

Ndërkohë, pak më herët këtë të martë, kryeministri Edi Rama ka dërguar në Presidencë listën me gjashtë vakancat për bashkitë pa kryetar, përfshirë edhe Tiranën.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat