back to top
9.5 C
Tirana
E hënë, 2 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaKushtetuesja vendos për fatin e masës së sigurisë ndaj Erion Veliajt

Kushtetuesja vendos për fatin e masës së sigurisë ndaj Erion Veliajt

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë për shqyrtim në seancë plenare kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Trupa gjykuese e GJK vendosi që çështja të shqyrtohet në themel në seancë mbi bazë dokumentesh, duke hapur rrugën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së masës së sigurisë “arrest me burg”.

Veliaj kërkon shfuqizimin e kësaj mase, duke argumentuar se ajo nuk është proporcionale me akuzën e ngritur ndaj tij.

Kujtojmë se më 31 tetor, Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut.

Ndërkohë, SPAK akuzon Erion Veliajn dhe bashkëshorten e tij për përfitime të fondeve në mënyrë të paligjshme, për shkak të funksionit të tij si kryebashkiak i Tiranës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat