Sali Berisha do të shkojë në selinë blu disa orë pas GJKKO revokoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” të caktuar ndaj tij.
Në një mesazh, strukturat e PD-së janë lajmëruar se kryedemokrati do të mbërrijë në selinë blu në orën 13:30.
“Përshendetje. Një lajm i mrekullueshëm. Doktor Berisha tashmë i lirë. Në orën 13.30 të gjithë te selia qendrore e PDSH-së, për të pritur Liderin tonë historik”, thuhet në mesazhin e dërguar drejt demokratëve.