back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 20 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetLëkundje tërmeti/ Agjencia e mbrojtjes civile qetëson qytetarët

Lëkundje tërmeti/ Agjencia e mbrojtjes civile qetëson qytetarët

Sipas të dhënave paraprake të Institutit të Gjeoshkencave, në orën 18:01.37 janë ndjerë lëkundje tërmeti me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter.

Epiqendra u regjistrua në Selishtë, në qarkun e Dibrës, me një thellësi prej 15.2 km.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth epiqendrës.

Sipas komunikimeve paraprake me përfaqësuesit e pushtetit lokal, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë Burrel dhe Qarkut Dibër nuk raportohen dëme materiale.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në ndjekje të situatës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat