back to top
11.5 C
Tirana
E martë, 2 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetLetra e Bardhit te Kuvendi/ Si propozon PD të zgjidhet Avokati i...

Letra e Bardhit te Kuvendi/ Si propozon PD të zgjidhet Avokati i Popullit

Pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, se PS është e gatshme të mbështesë propozimin e opozitës për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Partia Demokratike ka prezantuar një mekanizëm të ri bashkëpunimi për këtë proces, me qëllim garantimin e pavarësisë së institucionit dhe konsensusit politik.

Përmes një letre drejtuar kryetarit të Kuvendit, Gazment Bardhi, PD ka paraqitur formulën e re të përzgjedhjes, që parashikon një ndërveprim të ndërsjellë mes grupeve parlamentare të shumicës dhe pakicës. Sipas PD-së, kjo mënyrë është e vetmja që siguron një proces transparent, meritokratik dhe të njohur për publikun dhe kandidatët.

Në letrën e saj, PD kujton se Progres-Raporti i fundit i Komisionit Europian për Shqipërinë ka evidentuar se politizimi i emërimeve parlamentare në pozitat e larta të organeve kushtetuese apo institucioneve të pavarura mbetet një problem serioz. Ndaj, PD kërkon që procesi i emërimeve të jetë pjesë e një procesi konsultimi të sinqertë dhe gjithëpërfshirës midis të gjitha grupeve parlamentare, duke garantuar pavarësinë dhe respektimin e parimit të meritokracisë.

Formula e re e PD-së për zgjedhjen e kandidatëve

Për organet kushtetuese apo institucionet e pavarura që kërkojnë shumicë të cilësuar (3/5 e anëtarëve të Kuvendit):

Pakica parlamentare propozon deri në 6 kandidatë të përzgjedhur nga lista që plotëson kriteret ligjore;

Shumica përzgjedh 3 kandidatë të pranueshëm për votim;

Pakica propozon një kandidat për emërim;

Seanca plenare voton kandidatin me konsensus.

Për organet që kërkojnë shumicë të thjeshtë:

Shumica propozon deri në 6 kandidatë nga lista e përzgjedhur;

Pakica përzgjedh 3 kandidatë të pranueshëm;

Shumica propozon një kandidat për emërim;

Seanca plenare voton kandidatin me konsensus.

PD thekson se opozita do të angazhohet në proces vetëm nëse ndërtohet një proces i qartë, transparent dhe me rregulla të njohura, që garanton pavarësinë e organeve kushtetuese dhe institucionale dhe forcon besimin e qytetarëve tek këto institucione.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat