back to top
24.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëLëvizja e parë pro-kripto e administratës Trump është rregullimi i kësaj industrie

Lëvizja e parë pro-kripto e administratës Trump është rregullimi i kësaj industrie

Administrata Trump bëri lëvizjen e saj të parë ditën e Marte ndërsa drejtuesi i përkohshëm i Komisionit të Bursave dhe Letrave me Vlerë (SEC) Mark Uyeda lançoi një “task force” kripto e cila ka për qëllim zhvillimin e një baze rregullatorë dhe ligjore për kriptoasetet.

Gjatë fushatës së tij presidenciale Donald Trump kishte premtuar një administratë miqësore ndaj kriptomonedhave, një industri e cila kap vlerën e 37 trilionë dollarëve.

Edhe pse Uyeda prezantoi iniciativën, ajo do të udhëhiqet nga Komisioneri i SEC Hester Peirce. Uyeda do të mbajë drejtimin derisa Paul Atikins të kalojë në procesin e konfirmimit në krye të SEC.

Sipas njoftimit të SEC, kjo task force do të ngarkohet me zhvillimin e rregullave të qarta për industrinë duke adresuar njëkohësisht problemet me regjistrimet e kriptomonedhave. Menjëherë pas lajmit Bitcoin u rrit me 2.4 përqind në 106 mijë dollarë.

Pak përpara inaugurimit të tij, Trump theksoi mbështetjen për monedhat dixhitale duke lançuar një memecoin quajtur TRUMP ndjekur nga bashkëshortja e tij Melania Trump që lançoi memecoin MELANIA.

Qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë ndaj kriptoaseteve është një kthesë e fortë krahasuar me administratën e presidentit Biden. Drejtuesi i SEC i asaj kohe Gary Gensler shihej si një armik i industrisë. /PCWorld Albanian

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat