back to top
8.5 C
Tirana
E martë, 3 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetLiderët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë/ Rama: Po provojmë çdo ditë se...

Liderët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë/ Rama: Po provojmë çdo ditë se meritojmë të jemi në BE

Në Pallatin e Brigadave është çelur sot samiti i Planit të Rritjes “Rruga jonë drejt BE”, me pjesëmarrjen e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos. Takimi synon të diskutojë zbatimin e reformave dhe projekteve të përbashkëta që afrojnë rajonin me standardet e BE-së.

Në fjalën e hapjes, Kryeministri Edi Rama theksoi se Ballkani Perëndimor po kalon një fazë të paprecedentë reformash me një mbështetje prej 490 milionë eurosh, që sipas tij prekin të gjitha sektorët kyç të zhvillimit.

“Rajoni nuk ka provuar asnjëherë reforma në këtë shkallë në kuadër të planit të rritjes. Janë 490 milionë euro të lëvruara që prekin financat publike, energjinë dhe të gjitha fushat. Po mbyllim me reforma transformuese,” deklaroi Rama. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë strategjike të Korridorit 8, të cilin e përshkroi si një arterie të re sigurie për Evropën dhe NATO-n.

Rama u shpreh se qëllimi i vendeve të rajonit është të ecin përpara së bashku me Evropën, jo në kurriz të saj. “Është një rajon që kërkon të rritet me Evropën dhe jo në kurriz të Evropës. Ballkani Perëndimor nuk po kërkon ndere. Ne nuk po lutemi të hyjmë në BE, po provojmë çdo ditë se jemi gati,” u shpreh ai.

Samiti vijon punimet me sesione të dedikuara për bashkëpunimin ekonomik, energjinë, integrimin e tregjeve dhe reformat institucionale që kërkohen në kuadër të afrimit me Bashkimin Europian.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat