back to top
18.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuDrejtësia“Ligj antikushtetues!”/ Berisha godet Ramën për përgjimin e gjyqtarëve nga SPAK

“Ligj antikushtetues!”/ Berisha godet Ramën për përgjimin e gjyqtarëve nga SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka futur në ligj një nen “antikushtetues”, i cili sipas tij i jep kreut të SPAK-ut të drejtën të regjistrojë telefonat e gjykatësve.

“Pas largimit të PD nga parlamenti, Rama miratoi një nen që autorizon kreun e Skapit të regjistrojë telefonat e gjykatësve që i dërgohen dosjet. De facto, të gjithë gjykatësit e gjykatës speciale janë nën kontrollin e plotë të Altin Troplinit,” – u shpreh Berisha.

Ai theksoi se kjo praktikë është e papranueshme dhe “nuk ndodh askund në botë”, duke e cilësuar si shkelje të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë.

“Nuk mund të pranohet kurrë që një prokuror të regjistrojë telefonin e gjykatësit që i çon dosjen. Ky është një parim i panjohur dhe i papranueshëm,” – tha Berisha, duke shtuar se vendimi do të ndiqet në rrugën ligjore dhe do të apelohet.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat