Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve caktoi numrin e kandidatëve për deputetë në listat shumemërore të paraqitura nga subjektet zgjedhore, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.
Numri i kandidatëve për deputet në listat shumemërore që duhet të paraqesin subjektet zgjedhore:
1. Qarku Berat 7 mandate, 2 numri i kandidatëve me renditje të fiksuar, 7 numri i kandiatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.
2. Qarku Dibër 5 mandate, 2 numri i kandidatëve me renditje të fiksuar, 5 numri i kandiatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.
3. Qarku Durrës 14 mandate, 5 numri i kandidatëve me renditje të fiksuar, 14 numri i kandiatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.
4. Qarku Elbasan 14 mandate, 5 numri i kandidatëve me renditje të fiksuar, 14 numri i kandiatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.
5. Qarku Fier 16 mandate, 5 numri i kandidatëve me renditje të fiksuar, 16 numri i kandiatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.
6. Qarku Gjirokastër 4 mandate, 1 numri i kandidatëve me renditje të fiksuar, 4 numri i kandiatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.
7. Qarku Korçë 10 mandate, 3 numri i kandidatëve me renditje të fiksuar, 10 numri i kandiatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.
8. Qarku Kukës 3 mandate, 1 numri i kandidatëve me renditje të fiksuar, 3 numri i kandiatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.
9. Qarku Lezhë 7 mandate, 2 numri i kandidatëve me renditje të fiksuar, 7 numri i kandiatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.
10. Qarku Shkodër 11 mandate, 4 numri i kandidatëve me renditje të fiksuar, 11 numri i kandiatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.
11. Qarku Tiranë 37 mandate, 12 numri i kandidatëve me renditje të fiksuar, 37 numri i kandiatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.
12. Qarku Vlorë 12 mandate, 4 numri i kandidatëve me renditje të fiksuar, 12 numri i kandiatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.
Në zbatim të dispozitave ligjore, numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mundet të jetë më i vogël se numri mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse. Ky është kushti apo kriteri i parë që duhet të plotësohet në rastin e paraqitjes së listës shumemërore nga subjekti zgjedhor. Është detyrim për partitë politike që numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se numri i mandateve që do të zgjidhen në atë zonë. Gjithashtu, neni 67, pika 2 përcakton se numri i kandidatëve në listën shumemërore qartazi ka edhe një kufi të sipërm. Sipas kësaj pike, numri i përgjithshëm i kandidatëve në listën me renditje të fiksuar është i barabartë me numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore pjesëtuar për tre.
U miratua udhëzimi “Për përcaktimin e rregullave për depozitimin dhe verifikimin e dokumentacionit të kandidimit, afatet për publikimin e listave të kandidatëve dhe miratimin e madeleve të kandidimit për zgjedhjet për Kuvend”. Ky udhëzim përcakton rregullat për depozitimin dhe verifikimin e dokumentacionit të kandidimit, afatet për publikimin e listave të kandidatëve dhe miratimin e modeleve të kandidimit për zgjedhjet për Kuvend.
KSHZ miratoi dokumentacionin e punës së Komisioneve të Qendrave të Votimit, për zgjedhjet për Kuvend. Komisioni i Qendrës së Votimit, përgjigjet për administrimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve në qendrën e votimit sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe akteve nënligjore të nxjerra nga KQZ. Modelet e vendimeve dhe dokumentacionit të punës që do të përdorin Komisionet e Qendrave të Votimit, janë hartuar duke pasqyruar të gjitha elementët, faktet apo rubrikat që Kodi Zgjedhor përcakton si detyrim të KQV-së.
Në seancën e sotme publike u miratua edhe vendimi për organizimin dhe funksionimin e strukturës së monitorimit të zgjedhjeve dhe mbikëqyrjes së veprimtarisë së administratës zgjedhore. Vendimi ka objekt krijimin e një strukture të posaçme pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që do të garantojë monitorimin dhe mbikëqyrjen efektive të veprimtarisë së administratës zgjedhore gjatë periudhës zgjedhore.
Kjo strukturë synon të sigurojë:
1. Mbikëqyrjen në kohë reale të veprimtarive të KZAZ-ve dhe KQV-ve.
2. Evidentimin dhe adresimin e problematikave të konstatuara gjatë procesit zgjedhor.
3. Zbatimin strikt të rregullave dhe procedurave zgjedhore.
4. Koordinimin efektiv të informacionit mes administratës zgjedhore dhe strukturave qendrore të KQZ-së.