back to top
19.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Lufta ndaj informalitetit do të nisë nga shteti”/ Berisha prezanton programin ekonomik...

“Lufta ndaj informalitetit do të nisë nga shteti”/ Berisha prezanton programin ekonomik të PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban një takim ku po prezantohet programi ekonomik i PD.

Kryedemokrati deklaroi se paketa e 100 ditëve të para të qeverisjes, do të jetë paketa që do të sjellë një efekt transformues për shqiptarët të cilët gjenden në nevoje dhe jo vetëm.

“Edi Rama për të mashtruar pensionistët vë nga një anë biznesmenët nga ana tjetër pensionistët dhe thotë këta nuk paguajnë sigurimet. Por borxhliu më i madh në sigurime është Rama dhe administrata e tij, sepse ka rritur për efekte elektorale 3 herë numrin e punonjësve por nuk u paguan sigurime.Lufta ndaj informalitetit do të nisë nga shteti. Jemi konservatorë, ne do të mbajmë një qeveri të vogël.

Lufta kundër informalitetit do fillojë nga shteti. Natyrisht, ne jemi qeveri e vogël. Ne jemi konservatorë, qendrojmë qeveri e vogel. Pra, ne do pregatisim paketën 100 ditëshe, e cila do ketë një efekt çlirues, transformues në jetën e të gjithë shqitparëve në nevojë. Do ketë një efekt jashtëzakonisht të rëndësishëm, transformues të të gjithë bizneseve, tek të gjithë fermerët. Shqipëria është në emergjencë dhe ne do i përigjemi asaj me emergjencë”, tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat