Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë zyrtarisht mandatet për disa prej qarqeve kryesore të vendit, duke bërë të qartë ndarjen e forcave politike në këto zona.
Në qarkun e Vlorës, Partia Socialiste ka siguruar një fitore bindëse me 9 mandate, ndërsa koalicioni opozitar PD-ASHM ka marrë 3 mandate.
Në Berat, PS ruan shumicën me 5 mandate, ndërsa PD-ASHM merr 2 mandate.
Në qarkun e Dibrës, ndarja është më e ngushtë: PS me 3 mandate dhe PD-ASHM me 2 mandate.
Surpriza vjen në Shkodër, ku koalicioni PD-ASHM kryeson me 5 mandate, PS merr 4 mandate, ndërsa PSD siguron 2 mandate.
Ky shpërndarje pasqyron një tendencë të qartë politike: Partia Socialiste mban epërsinë në jug të vendit, ndërsa opozita fiton terren në veriperëndim, veçanërisht në Shkodër.



