Ministria e Arsimit dhe Sportit ka bërë publike datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2026. Maturantët do të testojnë dijet e tyre në provimet e detyrueshme dhe ato me zgjedhje, që shërbejnë si hap drejt studimeve të larta.
Sipas njoftimit të ministrisë:
2 qershor – Provimi i gjuhës së huaj
9 qershor – Provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë
16 qershor – Provimi i matematikës
23 qershor – Provimi i lëndës me zgjedhje
Rregullorja e Maturës Shtetërore 2026 është tashmë publike, dhe datat vlejnë për të gjithë maturantët që ndjekin arsimin e mesëm të përgjithshëm dhe atë profesional. Bashkë me publikimin e datave, janë shpërndarë edhe testet model, për t’i orientuar maturantët gjatë përgatitjes për provimet.
Ministria kujton se çdo shkelje e rregullave të provimit do të penalizohet sipas rregullores, ndërsa përgatitja e kujdesshme mbetet mënyra kryesore për t’u siguruar sukses në Maturën Shtetërore.



