back to top
7.5 C
Tirana
E hënë, 1 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetMazhoranca emëron kryetarët e 6 komisioneve kyçe të Parlamentit

Mazhoranca emëron kryetarët e 6 komisioneve kyçe të Parlamentit

Mazhoranca ka përcaktuar emrat e kryetarëve që do të udhëheqin 6 nga komisionet më të rëndësishme të Parlamentit për legjislaturën e re.  Lista zyrtare e përbërjes së drejtuesve, pritet të miratohen në seancën e radhës.

Në detaje, kryetarët e komisioneve janë:

  • Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat: Drejtohet nga Milva Ekonomi, një emër i njohur për përvojën e saj në administratën publike dhe në fushën e financave.

  • Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike: Drejtohet nga Ulsi Manja, aktualisht Ministër i Drejtësisë dhe një nga figurat kyçe në reformën në drejtësi.

  • Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes: Drejtohet nga Bledi Çuçi, ish-ministër i Brendshëm, i njohur për eksperiencën në menaxhimin e sigurisë dhe rendit publik.

  • Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm: Drejtohet nga Anila Denaj, ish-ministre e Financave dhe njohëse e mirë e çështjeve të zhvillimit strategjik dhe menaxhimit të burimeve natyrore.

  • Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural: Kryetare do të jetë Blendi Klosi, me përvojë në disa dikastere, përfshirë edhe mjedisin dhe turizmin.

  • Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme: Drejtohet nga Igli Hasani, ish-ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, me një karrierë diplomatike dhe angazhim të gjatë në procesin e integrimit europian.

Ky vendim i mazhorancës shënon fazën e parë të organizimit të strukturës parlamentare për legjislaturën e re dhe pasqyron prioritetet e qeverisë për ekonominë, drejtësinë, sigurinë, zhvillimin strategjik dhe integrimin europian. Për aprovimin final, pritet që lista e kryetarëve të komisioneve të kalojë në seancën e radhës parlamentare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat