back to top
32.5 C
Tirana
E martë, 8 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetMbështetësit e Veliajt te GJKKO/ Ervin Hoxha: Nuk ishin protestues por simpatizantë

Mbështetësit e Veliajt te GJKKO/ Ervin Hoxha: Nuk ishin protestues por simpatizantë

Mbështetësit e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj qëndruan dje përgjatë gjithë ditës para ambienteve të SPAK dhe GJKKO, ndërkohë që zhvillohej seanca për vlerësimin e masës së sigurisë.

Partia Demokratike denoncoi mosndërhyrjen e forcave të rendit, ndërsa kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi kërkoi shkarkimin e Ilir Prodës, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Sot, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha është pyetyur se përse policia nuk ndërhyri gjatë tubimit të djeshëm para GJKKO.

Sipas Hoxës,  policia nuk ndërhyri për shkak se personat nuk ishin protestues, por simpatizantë.

“Në kushtet e një mase sigurie, Policia e Shtetit merr masat për të siguruar SPAK, e ka me detyrë, aty ndodhen edhe punonjësit e Gardës që ndodhen në krye të detyrës. Ata patën një vështirësi dje për shkak të grumbullimit të papritur, të personave që ishin simpatizantë dhe jo protestues. Protestuesit e mëparshëm kanë qenë të lajmëruar”, tha ministri Hoxha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat