Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Mbështetësit e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj qëndruan dje përgjatë gjithë ditës para ambienteve të SPAK dhe GJKKO, ndërkohë që zhvillohej seanca për vlerësimin e masës së sigurisë.
Partia Demokratike denoncoi mosndërhyrjen e forcave të rendit, ndërsa kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi kërkoi shkarkimin e Ilir Prodës, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Sot, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha është pyetyur se përse policia nuk ndërhyri gjatë tubimit të djeshëm para GJKKO.
Sipas Hoxës, policia nuk ndërhyri për shkak se personat nuk ishin protestues, por simpatizantë.
“Në kushtet e një mase sigurie, Policia e Shtetit merr masat për të siguruar SPAK, e ka me detyrë, aty ndodhen edhe punonjësit e Gardës që ndodhen në krye të detyrës. Ata patën një vështirësi dje për shkak të grumbullimit të papritur, të personave që ishin simpatizantë dhe jo protestues. Protestuesit e mëparshëm kanë qenë të lajmëruar”, tha ministri Hoxha.



