Një 33 vjeçar është arrestuar në Bulqizë. S.D., po lëvizte me motomjetin tip ‘Yamaha’ kur policia i bëri shenjë të ndalonte. 33 vjeçari nuk iu bind urdhrit më pas policia e ndoqi dhe bëri të mundur ndalimin e tij.
Gjatë kontrollit në trup iu gjet një sasi me lëndë narkotike të cilën do ta përgatiste në doza gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua së bashku me motomjetin, një celular dhe 11 euro.
‘Arrestohet në flagrancë një 33-vjeçar, që posedonte një sasi me lëndë të dyshuar narkotike canabis sattiva.
Shërbimet e seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Dushaj”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi S.D., 33 vjeç, banues në Bulqizë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi motomjetit tip “Yamaha”, që drejtohej nga shtetasi S.D., por nuk i është bindur urdhërave të punonjësve të Policisë për të ndaluar. Gjatë ndjekjes u bë ndalimi i 33-vjeçarit, ku gjatë kontrollit fizik iu gjet e fshehur në trup një sasi me lëndë narkotike canabis sattiva, të cilën do ta përgatiste në doza gati për shitje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, motomjeti që drejtonte 33-vjecari, një aparat celular dhe 110 euro.’