back to top
27.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetMeloni në Tiranë: Nuk kam shkuar në Gjadër por puna vazhdon

Meloni në Tiranë: Nuk kam shkuar në Gjadër por puna vazhdon

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mbërritur në Samitin në Tiranë, “në Shtëpinë e Europës”, ku bëhen bashkë 47 liderë të botës.

Meloni dha një intervistë të shkurtër për gazetarët , ndërsa u ndal tek lufta në Ukrainë. Ajo theksoi se duhet të vazhdojë këmbëngulja për arritjen e një armëpushimi të pakushtëzuar.

E pyetur dhe për kampin e emigrantëve në Gjadër, marrëveshje e qeverisë italiane dhe shqiptare, kryeministrja italiane tha se nuk ka kaluar ta shohë kampin, por puna vazhdon dhe gjërat janë në rrugën e duhur.

Giorgia Meloni: Mendoj që nuk duhet të kërkojmë alternativa por duhet të këmbëngulim për një armëpushim të pakushtëzuar, të këmbëngulim për marrëveshje serioze paqe që të ketë garanci serioze për Ukrainën. Nuk kam kaluar në Gjadër nuk kam kohë por puna po vazhdon, jemi në rrugën e duhur.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat