Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Aktivistja Evi Kokalari, në analizën e saj për humbjen e opozitës në zgjedhjet e 11 majit, thotë se nuk mund të fitohet me njerëz si Tomor Alizoti.
“Nuk kam asnjë simpati për Tomor Alizotin.
Mendoj që është totalisht ‘overrated’.
Komunikimi i tij lë shumë për të dëshëruar. Gjatë betejave midis Berishës dhe Bashës, pra gjatë foltoreve, ky ndenji në hije dhe nuk u pozicionua.
Ndërkohë ti thuash gjysmës të Shqiptarëve se ‘do t’ju hamë të gjallë’ është diçka që nuk përfaqëson aspak të djathtët dhe aq më tepër të persekutuarit.
Realisht është ‘overrated’ që do të thotë, i mbivlerësuar pa asnjë justifikim”, shkruan ajo.



