back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetMickoski pas takimit me Presidentin e KE: Maqedonia është shteti i vetëm...

Mickoski pas takimit me Presidentin e KE: Maqedonia është shteti i vetëm që është viktimë e çështjeve dypalëshe

“Pritjet janë që Europa të respektojë parimet e saja, që janë vlerat europiane. Çështjet bilaterale të jenë jashtë procesit të anëtarësimit. Të gjykohet sipas arritjeve, reformave dhe kritereve të Kopenhagës. Për fat të keq, Maqedonia është shteti i vetëm që është viktimë e çështjeve dypalëshe, si asnjë shtet tjetër që është anëtarësuar, anëtarësohet ose do të anëtarësohet.”

Kjo është deklarata e kryeministrit maqedonas, Hristijan Mickoski, një ditë pas takimit me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, i cili në Shkup rikujtoi se marrëveshjet e dakorduara me BE-në në vitin 2022 mbeten baza e vetme për përparimin e procesit të anëtarësimit.

Ndërsa Mickoski kërkon që çështjet bilaterale të mos jenë pengesë për integrimin, vlen të theksohet se marrëdhëniet e mira fqinjësore, bashkë me sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve, janë pjesë përbërëse e kritereve politike të Kopenhagës — standarde bazë që çdo vend kandidat duhet të plotësojë.

Në fakt, zgjidhja e mosmarrëveshjeve dypalëshe ka qenë gjithmonë një element kyç në procesin e zgjerimit të BE-së, si garanci për stabilitetin rajonal dhe respektimin e vlerave europiane po ashtu dhe të drejtat e minoriteteve të dyja këto pjesë e zgjidhjes ofruar nga Plani Francez.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat