back to top
17.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Mars, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëMicrosoft braktis Publisher pas Tetorit 2026

Microsoft braktis Publisher pas Tetorit 2026

Tani Microsoft thotë se Publisher nuk do të jetë më pas Tetorit 2026 kur aplikacioni nuk do të mbështetet më. Gradualisht Publisher do të hiqet prej Microsoft 365 dhe abonentët nuk do të mund ta aksesojnë pas asaj date.

Edhe pasi Tetori 2026 të vijë dhe të shkojë, versioni i përhershëm do të vazhdojë të funksionojë dhe ju do të jeni në gjendje të hapni dhe modifikoni dokumentet tuaja Publisher.

Por aplikacioni nuk do të mbështetet zyrtarisht, kështu që në rast se do të shfaqet një dobësi sigurie, Microsoft nuk do ta rregullojë atë. Microsoft gjithashtu nuk do të shtojë ndonjë veçori të re.

Microsoft gjithashtu rekomandon përdoruesit e Microsoft 365 të konvertojnë dokumentet e tyre .pub në një format tjetër përpara se të mbarojë mbështetja për të. Microsoft sugjeron që dokumentet të konvertohen në PDF.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat