back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëMicrosoft dhe ASUS prezantojnë ROG Xbox Ally

Microsoft dhe ASUS prezantojnë ROG Xbox Ally

Microsoft dhe ASUS kanë prezantuar zyrtarisht ROG Xbox Ally, një konzolë portative gaming që funksionon me një version të personalizuar të Windows 11, i optimizuar për prekjen dhe kontrollin me gamepad.

Konsola do të vijë në dy variante: modeli bazë Xbox Ally dhe modeli më i fuqishëm Xbox Ally X.

Modeli bazë është i pajisur me procesorin AMD Ryzen Z2 A, 16 GB RAM LPDDR5X dhe një disk M.2 SSD 512 GB.

Ai mbështet teknologjitë Wi-Fi 6E dhe Bluetooth 5.4, dhe ka dy porta USB 3.2 Gen 2 Type-C, një lexues kartash microSD UHS-II dhe një portë audio 3.5 mm. Bateria ka kapacitet 60 Wh.

Në anën tjetër, modeli Xbox Ally X ka një procesor më të avancuar AMD Ryzen AI Z2 Extreme me një procesor neural të integruar, 24 GB RAM LPDDR5X dhe një disk M.2 SSD 1 TB. Ai ka një port USB4 Type-C, një port USB 3.2 Gen 2 Type-C, si dhe të njëjtat opsione lidhjeje si modeli bazë, por me bateri 80 Wh.

Të dyja modelet kanë një ekran IPS 7 inç me rezolucion 1080p, ndriçim 500 nits, ritëm rifreskimi 120 Hz dhe mbështesin teknologjinë AMD FreeSync Premium, ndërsa janë të mbrojtura nga Corning Gorilla Glass Victus+.

Microsoft ka optimizuar Windows 11 për gaming portativ, duke hequr proceset dhe elementët që ndikojnë në performancë, dhe ka përmirësuar aplikacionin Xbox për të integruar bibliotekat e lojërave nga platforma të ndryshme si Steam dhe Epic Games.

Konsolat pritet të dalin në treg para Krishtlindjeve 2025.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat