back to top
5.5 C
Tirana
E shtunë, 22 Mars, 2025
spot_img
KreuSportiMilan pranë rinovimit me sulmuesin/ Detajet e marrëveshjes

Milan pranë rinovimit me sulmuesin/ Detajet e marrëveshjes

Milani vazhdon të monitorojë situatën në lidhje me rinovimet e kontratave. Sipas asaj që raportohet nga La Gazzetta dello Sport, Mike Maignan pritet të nënshkruajë një marrëveshje të re deri në vitin 2028 me opsion deri në vitin 2029, ashtu si edhe Tijjani Reijnders që me gjasë do të firmosë deri në vitin 2029 me opsion deri në vitin 2030.

Të reja të rëndësishme për Christian Pulisic. Sipas asaj që shkruajnë mediat, bisedimet kanë nisur muajt e fundit dhe klubi prej kohësh ka thënë se është i gatshëm të zgjasë kontratën e tij të vlefshme deri në vitin 2027 me një opsion deri në vitin 2028.Ideja është zgjatja e bashkëpunimit edhe për një vit. Paga e tij do të përmirësohej, duke kaluar nga 4 në 5 milionë euro në vit plus bonuse. Së shpejti pritet një marrëveshje.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat