Situata në protestën e zhvilluar në Tiranë vijon të jetë e tensionuar, ndërsa incidente janë shënuar pranë institucioneve qeveritare.
Sipas raportimeve nga terreni, protestuesit kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarre në drejtim të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Forcat e Policia e Shtetit kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.
Deri në këto momente nuk ka të dhëna zyrtare për dëme apo të lënduar, ndërsa tensionet në zonë mbeten të larta dhe situata vijon të monitorohet nga autoritetet.



