back to top
33.5 C
Tirana
E shtunë, 5 Korrik, 2025
spot_img
KreuSportiMourinho thumbon Italinë: Nuk i mungoj, sepse askush atje nuk e fiton...

Mourinho thumbon Italinë: Nuk i mungoj, sepse askush atje nuk e fiton më Champions-in

I pranishëm në Silverstone, ku të dielën zhvillohet Çmimi i Madh i Formula 1, José Mourinho ka folur për “Sky Sport”, duke komentuar disa tema të aktualitetit. “Jam mirë, këto janë ditët e fundit të pushimeve. Të dielën nuk do të jem këtu sepse udhëtoj drejt Stambollit, tani fillon sezoni i ri”, – tha fillimisht “Special One”.

I pyetur për ndarjen tragjike nga jeta të bashkatdhetarit të tij, Diogo Jota, Mourinho u shpreh me dhimbje: “Ne të gjithë themi që kur dikush largohet ishte i mirë. Në fakt, ai ishte vërtet i mirë, një lojtar i fortë, që nuk kërkonte dritat e reflektorëve dhe vëmendje. Ndoshta një ditë do të kuptojmë pse ndodhin këto gjëra, por për momentin nuk ka asnjë shpjegim”.

Si zakonisht, nuk mungoi dhe një batutë provokuese nga tekniku portugez: “Arsyeja e vetme që mund të mungoj në Itali është sepse askush atje nuk e fiton më Ligën e Kampionëve atje”.

Sa i përket Interit dhe trajnerit të ri Cristian Chivu, portugezi nënvizoi: “Është një nga ‘fëmijët’ e mi. Ka mësuar nga eksperienca ime, tani është ndryshe. Një gjë është të jesh lojtar i madh, krejt tjetër të jesh trajner i madh. Shpresoj që t’i shkojë gjithçka mirë, ka kurajë dhe personalitet. E vetmja gjë që uroj është të mos fitojë tripletën. Mund të fitojë Champions-in, kampionatin dhe Kupën e Italisë, por jo të trija bashkë”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat