back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 12 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitet“Mul Noka më fut në betejë”/ Duma ironizon akuzat e sekretarit të...

“Mul Noka më fut në betejë”/ Duma ironizon akuzat e sekretarit të PD

Partia Demokratike vijon të përballet me tensione të forta të brendshme pas votimit në Kuvend, ku me firmat e deputetëve demokratë dhe votat e socialistëve, Endri Shabani u zgjodh Avokat i Popullit.

Zgjedhja u pasua nga një mbledhje urgjente e kryesisë së PD-së, zhvilluar të shtunën, nga ku Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, hodhi akuza se lobimi për kandidaturën e Shabanit ishte bërë nga Grida Duma.

“Në mbledhje kanë thënë pesë deputetë që i ka telefonuar dhe e pranoi dhe vetë Salianji. Madje ka gojëdhëna që vetë Grida është negociatore te Rama për Endri Shabanin”, deklaroi Noka.

Në reagimin e saj, drejtuesja dhe moderatorja e emisionit “Top Story” në Top Channel, Grida Duma, i quajti akuzat e Nokës një përpjekje për ta futur atë në një betejë politike artificiale.

“Kishte dal Mul Noka nga mbledhja e kryesisë dhe kishte deklaruar se Grida Duma kishte bërë lobim për Avokatin e Popullit. Që dikush ka dëshirë të më thërrasë në ndonjë betejë për t’u bërë afashinant, edhe mund ta kuptoj. Por kjo nuk është loja ime”, u shpreh Duma.

Ajo theksoi se posti i Avokatit të Popullit nuk përfaqëson pushtet real dhe se e gjithë situata është përdorur si një “gol politik” për të fshehur probleme të tjera brenda PD-së.

“Avokati i Popullit nuk ka asnjë vlerë pushteti real. Është një gol politik për të mbuluar disa gjëra të tjera. Faleminderit që ma japin, por ua kthej mbrapsht me gjithë lecka, sepse e kanë bërë me arna me logjikën e tyre”, deklaroi ajo.

Duma iu përgjigj gjithashtu akuzave se nuk po bën “opozitën e opozitës”, duke sulmuar drejtuesit aktualë të PD-së, për të cilët tha se kanë mbi 20 vite në pushtet dhe nuk dinë ta lëshojnë atë.

“Kush është opozitë nga ju? Ju keni mbi 20 vite në pushtet nga i pari te i fundit. Po të dinit të lëshonit pushtet, nuk do kishit bërë ato pocaqi gjëra me një anëtarësi të shkretë”, tha Duma.

Sipas saj, përplasjet e fundit janë pasojë e një skandali të rëndë që ka përfshirë Partinë Demokratike dhe që ende nuk është sqaruar, ndërsa sulmet ndaj figurave publike shërbejnë vetëm për të shmangur përgjegjësinë politike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat