back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaNdryshime në kupolën lokale të Policisë së Shtetit/ Kush janë drejtuesit e...

Ndryshime në kupolën lokale të Policisë së Shtetit/ Kush janë drejtuesit e rinj

Policia e Shtetit ka bërë një sërë ndryshimesh në radhët e saj drejtuese, duke transferuar dhe emëruar kryekomisarë në detyra të reja në disa komisariate të vendit.

Sipas burimeve zyrtare, këto lëvizje janë bërë në kuadër të ristrukturimit të drejtuesve lokalë dhe forcimit të performancës në nivel qarqesh dhe komisariatesh.

Ndryshimet

Kryekomisar Mariglen Duçi, më parë shef i Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në DVP Shkodër, është emëruar shef komisariati në Dibër.

Kryekomisare Nertila Meta, që shërbente si specialiste në Sektorin Kundër Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve në Drejtorinë për Krimet në Volum (DPPSH), është emëruar shefe komisariati në Librazhd, DVP Elbasan.

Kryekomisar Elton Halili, më parë shef komisariati në Librazhd, është transferuar si shef komisariati në Bulqizë, DVP Dibër.

Kryekomisar Edvin Peci, që më parë drejtonte Komisariatin e Policisë Bulqizë, është emëruar shef komisariati në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në DVP Tiranë.

Kryekomisar Erdit Rrëçeku, i cili mbante detyrën e shefit të Komisariatit Nr. 6, është emëruar shef sektori për Krimet në Volum në DVP Elbasan.

Komisar Klaudio Zhupa, më parë shef i Seksionit për Krimet në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë, është emëruar shef komisariati në Malësi e Madhe, DVP Shkodër.

Kryekomisar Altin Lila, që drejtonte Komisariatin e Policisë Dibër, është emëruar specialist për hetimin e krimeve ndaj personit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në DPPSH.

Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se këto ndryshime kanë për qëllim rritjen e efikasitetit, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e menaxhimit në terren, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ardhshëm të sigurisë publike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat