back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetNë garë për Tiranën/ Hasimja: Vendimin për garën do ta marrë pas...

Në garë për Tiranën/ Hasimja: Vendimin për garën do ta marrë pas propozimit zyrtar

Emri i pedagogut dhe analistit Ermal Hasimja është një nga tre kandidaturat që po shqyrtohen nga opozita për garën në Bashkinë e Tiranës, ku përballë do të jetë ministrja Ogerta Manastirliu.

Përkrah tij, në tryezën e negociatorëve të Partisë Demokratike dhe opozitës janë propozuar edhe emrat e Florian Hackajt dhe Edlira Cepanit.

Pas publikimit të emrit të tij si kandidat potencial, Hasimja ka reaguar publikisht duke u shprehur se ndihet i vlerësuar për këtë propozim, por se një vendim përfundimtar do ta marrë vetëm në rast të një propozimi zyrtar nga opozita.

“Ndihem padyshim i vlerësuar që emri im është propozuar në listën e kandidatëve potencialë të opozitës për Tiranën dhe falenderoj ata që e kanë propozuar apo mbështetur idenë. Kur të marr (nëse marr) një propozim zyrtar do të mund të mendohem dhe të marr një vendim”, – u shpreh Hasimja.

Ai shtoi se e vlerëson faktin që në listë janë edhe dy emra të tjerë të njohur, Florian Hackaj dhe Edlira Cepani, të cilët sipas tij do të ishin kandidatë të denjë për opozitën.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat