Një 45 vjeçar i cili rezultonte i dënuar që nga viti 2007 është arrestuar në Greqi .
Sipas Policisë ai ishte dënuar në 2017 nga Apeli i Gjirokastrës me 4 vite e 8 muaj burg për trafik narkotikësh.
45 vjeçarit i kishin mbetur edhe 2 vite burgim për të shlyer në Shqipëri.
“Në kuadër të operacionit “Triplet” u arrestua nga policia greke, shtetasi A. M., 45 vjeç, i lindur në Memaliaj. Në vitin 2017, ai është dënuar nga Gjykata e Apelit e Gjirokastrës, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Në vitin 2015, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, transportonte 100 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, me qëllim trafikimin. Nga dënimi total, 45-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 2 vjet e gjysmë burgim”, njofton Policia.