back to top
13.5 C
Tirana
E diel, 22 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetProtesta merr kthesë të rrezikshme/ Në shënjestër selia e Partisë Socialiste

Protesta merr kthesë të rrezikshme/ Në shënjestër selia e Partisë Socialiste

Protesta e Partisë Demokratike të ShqipërisëTiranë ka marrë një tjetër kthesë të rrezikshme, pasi militantët janë larguar nga zona e Kryeministrisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, duke iu drejtuar selisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Për herë të parë gjatë kësaj proteste, vala e molotovëve ka prekur disa institucione, duke krijuar një skenar të fortë dhune në kryeqytet.

Molotovë janë hedhur në zonën mes Bankës së Shqipërisë dhe selisë së partisë socialiste, ndërsa kordoni i sigurisë i vendosur nga Policia e Shtetit ka vështirësuar depërtimin e protestuesve drejt godinës.

Situata mbetet e tensionuar dhe në zhvillim, ndërsa forcat e rendit vijojnë përpjekjet për të mbajtur nën kontroll përshkallëzimin e dhunës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat