back to top
27.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_img
KreuSportiNëse nuk e grumbullon Gjermania, do i bashkohet Shqipërisë/ Alban Bushi: Kemi...

Nëse nuk e grumbullon Gjermania, do i bashkohet Shqipërisë/ Alban Bushi: Kemi takuar familjen e Grudës, na dhanë fjalën

Shanset që talenti shqiptar Brajan Gruda të veshë fanellën e Kombëtares janë më të mëdha se kurrë.

Mungesa e tij në listën e kombëtares së parë të Gjermanisë ka rritur ndjeshëm mundësinë që ai të përfaqësojë Shqipërinë në të ardhmen. Konfirmimi vjen nga vetë trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi.

Bushi zbuloi se ekziston një marrëveshje verbale me familjen e futbollistit, që në rast se Gruda nuk do të jetë pjesë e planeve të Julian Nagelsmann, atëherë do të zgjedhë Shqipërinë.

“Brajan Gruda mund të luajë te Shqipëria me 100%, në qoftë se nuk është pjesë e kombëtares së Gjermanisë A.

Ne kemi bërë takime me familjen e tij dhe kemi pasur një bashkëbisedim shumë pozitiv”, u shpreh Bushi.

Trajneri i Shpresave e vlerësoi lart profilin teknik të Grudës, duke theksuar se ai është një lojtar me karakteristika që mungojnë aktualisht te kuqezinjtë.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Gruda mund të jetë një nga përforcimet më cilësore që i shtohet grupit të Sylvinhos për eliminatoret dhe sfidat e ardhshme.

21-vjeçari është pjesë e Brighton në Premier League dhe vlera e tij në treg kap shifrën e 25 milionë eurove.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat