back to top
8.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitet“Nesër është dita e revoltës”/ Berisha thirrje për pjesëmarrje

“Nesër është dita e revoltës”/ Berisha thirrje për pjesëmarrje

Kreu i PD-së, Sali Berisha edhe njëherë ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme.

Sipas tij, nesër është dita e revoltës popullore, dita e zemërimit popullor mbarë shqiptar, është dita në të cilën shqiptarët marrin në duart e tyre kryeqytetin e vendit, kryeqytetin e tyre, e nxjerrin nga kthetrat e bandave, kriminelëve, banditëve qeveritar.

“Është një ditë pra, e një rëndësie të jashtëzakonshme.

Protesta nesër është një akt madhor, është mosbindje civile me të cilën ne i themi narkoshtetit se qeveria teknike është zgjidhja e vetme me zgjedhje të lira, përndryshe do shohësh zi e më keq.

Edi Rama thirri mendjes.

Je shndërruar në të keqen më të madhe të këtij kombi, mosbindja civile është më e pakta që mund të ndërmerret ndaj teje.

Të rinjve shqiptarë u ke nxirë të ardhmen, i ke përzënë nga vendi i tyre, i ke shpërndarë në rrugët e botës, se në asnjë nuk kanë shans rast të ndërtojnë ëndërrat në vendin ku lindën.

Nuk kanë shans të ndërtojnë familje në vendin ku lindën.

Në asnjë rast nuk kanë shans të begatojnë, të bëjnë një jetë të denjë në Shqipëri, ndaj dhe nesër mbarë rinia shqiptare është në Tiranë me moton; o sot, o kurrë, është radha jonë”, është shprehur Berisha.

Më tej Berisha ka ripësëritur deklaratën se Edi Rama është gjysma identike e McGonigalit.

“Ai dergjet në burg, kurse Rama zhgërryhet në sarajet e luksit në Surrel.

Kurse Rama kontrollon në Shqipëri të gjitha pushtetet.

Miq, çdo ditë që rri në pushtet na turpëron, çdo ditë që rri në pushtet na poshtëron, nuk durohet një padrino si ky.

Nuk durohet një narkodiktator si ky, i cili mbjell dhunë, dhunë kudo që shkon, sepse e ka kapur frika dhe tmerri nga krimet që ka kryer.

Ju e patë vetë se si me banditët e tij në takimin me emigrantët theu kocka emigrantësh, si një katil i vërtetë, njëlloj sikur të ishte i ati, me urrejtjen skizoide ndaj kundërshtarëve.

Ndaj dhe nesër Shqipëria në Tiranë. Marshim në Tiranë.

Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë”, ka thënë Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat