back to top
28.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetNga dorëheqja tek arrestimi që nuk ndodhi/ Benet Beci “kokë më kokë”...

Nga dorëheqja tek arrestimi që nuk ndodhi/ Benet Beci “kokë më kokë” me Arben Krajën

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci  është fotografuar gjatë një darke me prokurorin e SPAK-ut, Arben Kraja.

Shoqërimi i tyre ka ngritur dyshime në lidhje me hetimet e SPAK ndaj Becit.

Beci është nën hetim nga SPAK për dyshime mbi shkelje të kryera gjatë detyrave të tij të mëparshme, veçanërisht gjatë kohës kur ai shërbente si drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Vitin e kaluar, konkretisht në nëntor të vitit 2024, u raportua për dorëheqjen e Benet Becit, por kur të gjithë prisnin prangat, ai u shfaq rrugëve të Shkodrës.

Gjatë një inspektimt të punimevet në kolektorin e Shkodrës, Beci pranoi se Prokuroria e Posaçme po kryen hetime ndaj tij, por pa dhënë detaje konkretisht.

“Ne vazhdojmë punën, sigurisht jam paraqitur për të dhënë shpjegime normalisht. Kush do të merret me llafe të merret me llafe, mendoj se kryesorja është që ne të vazhdojmë investimet, punët. Shkodra nuk ka të ndalur në rrugën që ka marrë”, është shprehur ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat