back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetNga Gërdeci te 21 Janari/ Sula: Politika përdori drejtësinë për interesa

Nga Gërdeci te 21 Janari/ Sula: Politika përdori drejtësinë për interesa

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka analizuar rrënjët e goditjes ndaj sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke i lidhur ato me ndryshimet kushtetuese të prillit 2008. Në një intervistë për A2, Sula u shpreh se pikërisht ato ndryshime shënuan momentin kur politika filloi të kontrollonte dhe ta përdorte drejtësinë për interesa të veta.

“Rasti i 21 prillit 2008, që në fakt lidhet me ndryshimet kushtetuese të asaj kohe, ishte momenti kur filloi shembja e drejtësisë në Shqipëri. Unë nuk e kam votuar atë ndryshim, me ndërgjegje. Që aty u prish ekuilibri i sistemit politik dhe nisi rrëzimi i pavarësisë së institucioneve,” deklaroi Sula.

Ai solli në vëmendje edhe ngjarjet e Gërdecit dhe 21 janarit, duke theksuar se pas tyre degradimi i marrëdhënies mes politikës dhe drejtësisë u bë edhe më i dukshëm.

“Pas Gërdecit, ku humbën jetën 27 persona, në vend që shteti të kërkonte drejtësi, u bë marrëveshje politike. Pastaj erdhi 21 janari, ku u vranë katër qytetarë në bulevard. Nuk mund të quash prokurorët ‘kriminelë’ apo ‘lavire bulevardi’. Kjo është klimë nxitëse e dhunës politike,” tha ai.

Duke folur për reformën në drejtësi, Sula u shpreh se edhe ajo, pavarësisht se u prezantua si proces pastrimi, nuk i shpëtoi ndërhyrjeve politike.

“Reforma në drejtësi u përdor si armë politike. U hoqën nga sistemi gjyqtarë dhe prokurorë që nuk ishin të pëlqyeshëm për mazhorancën ose që nuk i shërbenin interesave të caktuara. Ndërsa mbetën ata që politika i përdor dhe i keqpërdor sipas rastit,” theksoi ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat