back to top
31.5 C
Tirana
E enjte, 28 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaNga toka e papërdorshme në burim energjie/ Balluku: Bashkitë do përfitojnë

Nga toka e papërdorshme në burim energjie/ Balluku: Bashkitë do përfitojnë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka njoftuar se bashkitë do të përfshihen si përfituese dhe aksionere në procesin e ankandeve ndërkombëtare për zhvillimin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balluku theksoi se qeveria ka kërkuar nga pushteti vendor që të identifikojë tokat e pafrytshme për bujqësi dhe të papërdorshme për zhvillime urbanistike, në mënyrë që këto zona të vihen në dispozicion për ndërtimin e projekteve të energjisë së gjelbër.

“Bashkitë mund të përfitojnë nga ankandet e energjisë së rinovueshme. Kemi kërkuar nga pushteti vendor identifikimin e tokave të pafrytshme për bujqësi dhe të papërdorshme për zhvillime urbanistike, të cilat do të vendosen në dispozicion për zhvillimin e ankandeve ndërkombëtare të energjisë së rinovueshme. Bashkitë do të jenë aksionere në këtë proces. Më shumë përfitime për qytetarët. Shqipëria, eksportues neto i energjisë brenda vitit 2030”, shkruan Balluku.

Sipas ministres, përfshirja e bashkive në këtë proces do të sjellë jo vetëm përfitime të drejtpërdrejta për komunitetet vendore, por edhe një nxitje të mëtejshme për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm dhe përshpejtimin e tranzicionit energjetik të vendit.

Qeveria shqiptare ka shpallur objektivin për ta kthyer vendin në një eksportues neto të energjisë deri në vitin 2030, duke theksuar rëndësinë e burimeve të rinovueshme si energjia diellore dhe ajo me erë në këtë proces.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat