back to top
17.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetTedi Mula drejt Kuvendit?/ PSD kërkon djegien e listës së mbyllur

Tedi Mula drejt Kuvendit?/ PSD kërkon djegien e listës së mbyllur

Partia Social-Demokrate ka paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë për djegien e listës së mbyllur në Qarkun e Tiranës, duke synuar që mandati i vetëm i fituar nga kjo forcë politike të kalojë te kandidati më i votuar në listën e hapur.

Nëse KQZ pranon këtë kërkesë, deputet i PSD-së në Tiranë do të bëhet Tedi Mula, i cili renditet i pari në listën e hapur të kësaj partie për këtë qark.

Kërkesa e PSD-së vjen në një kohë tensionesh të brendshme brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, me të cilin ajo konkurroi në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Burime bëjnë me dije se shkak për lëvizjen është një përplasje lidhur me një nga kandidatët e listës së mbyllur të koalicionit, i cili ka refuzuar të heqë dorë nga mandati, ndonëse një marrëveshje paraprake brenda koalicionit parashikonte një tjetër rishpërndarje.

Tashmë mbetet në dorën e KQZ-së vendimi për miratimin ose jo të kësaj kërkese, që mund të sjellë precedent të ri në funksionimin e listave të hapura dhe të drejtës së votuesve për të zgjedhur individin, përtej renditjes së partive.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat